Një 56-vjeçar që kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge, armësh dhe klandestinësh është arrestuar në Kavajë. Në pranga ra Tafil Vokrri, i cili akuzohet se përveç trafikut të drogës dhe armëve, kishte për detyrë të mbyste klandestinët në det. Ai bashkëpunonte me Ndragetën, një prej organizatave mafioze më famëkeqe në botë.



