
Dy gra janë dënuar me vdekje në Iran për trafikim njerëzor gjatë ditëve të fundit, njoftoi të hënën agjencia zyrtare e lajmeve iraniane, IRNA.
Avokatët dhe grupet e të drejtave të njeriut thanë se gratë janë aktiviste të të drejtave LGBT dhe nuk kanë bërë asnjë shkelje.
“Në kundërshtim me lajmet e publikuara në internet, të dënuarat kanë mashtruar dhe trafikuar gra dhe vajza të reja jashtë vendit duke u premtuar mundësi arsimimi dhe pune, duke çuar kështu në vetëvrasjen e disa prej viktimave të tyre”, tha IRNA.
"Korrupsion në tokë" është një term që autoritetet iraniane përdorin për t'iu referuar një game të gjerë veprash, duke përfshirë ato që lidhen me moralin islam.
Në mars, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei e përshkroi homoseksualitetin si pjesë të "privimit moral" të përhapur në qytetërimin perëndimor.
Grupet perëndimore të të drejtave e kanë kritikuar shpesh Iranin për trajtimin e çështjeve LGBT. Sipas sistemit ligjor të Iranit, aktet homoseksuale mund të dënohen me dënim me vdekje.



