BE nis hetimin për “kartelin” BMW, Daimler dhe Volkswagen

BE nis hetimin për “kartelin” BMW, Daimler dhe Volkswagen

Prodhuesit gjermanë të makinave, BMW, Daimler dhe Volkswagen janë nën hetim, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kufizuar zhvillimin e teknologjisë, që do të pengonte emetimin e naftës nga mjetet që mbajnë markat e tyre.

Rasti shënon një lëvizje të rëndësishme nga ana e Komisionerit Europian për Konkurrencën, Margrethe Vestager, e cila është kritikuar shpesh se e ka kthyer në prioritet “luftën” kundër kompanive të mëdha amerikane si Google, në vend që të merret me industrinë gjermane të makinave.

Në një njoftim të Komisionit Europian thuhet se po vlerësohet nëse kompanitë kanë rënë dakord në mënyrë specifike për sistemin e kontrollit të emetimeve, i quajtur reduktues katalitik selektiv, i cili redukton oksidet e azotit dhe filtrat e grimcave "Otto", të cilat reduktojnë emetimet e gazeve ndotëse.

Nëse këto akuza provohen të vërteta, konkludohet se “ky bashkëpunim u ka hequr konsumatorëve mundësinë për të blerë makina që ndotin më pak, pavarësisht se teknologjia ishte vënë në dispozicion të prodhuesve”.

Komisioni Europian dyshon se kompanitë mund të kenë diskutuar ose kanë rënë dakord edhe për  çështje të tjera, por hetimi është përqendruar vetëm te pajisjet e lëshimit të gazeve ndotëse.

“Në këtë pikë, Komisioni nuk ka indicie se palët janë koordinuar me njëra-tjetrën në lidhje me përdorimin e pajisjeve për të manipuluar testet e parashikuara nga rregulloret”, thuhet në një deklaratë të Komisionit, referuar mashtrimit të Volkswagenit në skandalin “Dieselgate”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy