Ndoka: Basha veproi si skuth me Berishën, dosja e lobimit rus e bëri peng të Ramës (VIDEO)

Ndoka: Basha veproi si skuth me Berishën, dosja e lobimit rus e bëri peng të Ramës (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, lidhur me deklarimet e një zyrtari të lartë amerikan sipas të cilave Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, pasi që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, mohoi që partia e tij të ketë përfituar nga këto fonde, duke thënë se në të kundërt do e kishte bërë publike.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai e cilësoi si lojë politike për ta përdorur Edi Rama, VKM-në e qeverisë për të legalizuar ndërtimet pa leje.

Është më tepër një lojë politike për ta përdorur Rama në pjesën e vet të baltës, pra përpiqet të tërheq në një fushë betejë tjetër, nuk ka asnjë lloj efekti përveçse bën një lloj presioni tek biznesi.

Ka një çorientim mediatik duke i zhytur mediat për të tërhequr vëmendjen nga aferat korruptive. Është fare e  parëndësishme.

I pyetur nëse Sali Berisha ka qenë në dijeni për fondet ruse në vitin 2017, kur ka qenë mentor i Lulzim Bashës, tha se nuk beson se ka pasur dijeni të drejtpërdrejtë.

Zoti Basha ishte tinëzar, nuk ishte i hapur me zotin Berisha. Koha vërtetoi të kundërtën, që ka vepruar si skuth dhe tinëzar, në raport me zotin Berisha.

Zotit Berisha i është kërkuar nga ambasadori amerikan të mbante qëndrim ndaj Bashës, por ishte diçka me dritëhije, nuk kishte diçka në dorë zoti Berisha, por ishte interpretim se ajo kishte ndodhu.

Gjithnjë kam pyetur veten se çfarë halli kishte Basha për të braktisur Berishën. Fakti ishte se Basha u kap me presh në dorë, e bleu Putini dhe ai ndaj ai mbeti peng i Ramës me atë dosje.

Nuk kishte aftësi për tu përballur me atë dosje, ishte i kapur në të katër anët. Kjo ishte arsyeja pse Basha nuk ishte vetvetja në aspektin mora, dhe politik.

 

Sa i takon propozimit të sotëm të Partisë Demokratike të hartës territoriale me 95 bashki, që do të thotë 34 më shumë se janë aktualisht, Ndoka e cilësoi si një draft të pakonsultuar dhe pa një konsensus të gjerë më te gjitha partitë.

Reforma i shërben vendit të parit dhe nuk mund të merret një nismë pa u konsultuar me të gjithë faktorin politik dhe pa patur një diskutim.

I kemi dëmtuar bashkitë me atë numër të bashkive duke i nxjerrë jashtë funksionit, Kryeministri i ka bërë të falimentojnë dhe në këtë sens u donte patjetër një përgjegjshmëri dhe nga këta deputetë aventurierë që dërgojnë një draft të pakonsultuar.

Rama po tallet me grupin ‘Ali-Basha’ këta ofrohen për tu vetëpërdorur. Ndarja me 95 bashki është pa sens, minimale duhet të jenë 120 bashki. Se ne nuk zgjidhëm asnjë gjë, vetëm larguam shërbimin nga qytetarët.

Duhet numër më i madh i bashkive duke u fokusuar për problematikën që kanë ata. I kemi kthyer bashkitë si drejtori bujqësie, janë në kushtet e pamundësisë për ta bërë detyrën siç duhet.

Teksa po afrojnë zgjedhjet lokale, ai shtoi se ndonjëherë problemet që ka opozita, janë pozitive se ka një shumator votash, ku çdo parti ka mbështetjen e vetë politike.

PD është partia më e madhe e opozitës dhe është në një proces të tejkaluar, është ristrukturuar. Edhe Partia e Lirisë ka profilin e vetë, është parti e qendrës së majtë.

Është garanci më tepër edhe për harkun opozitar, se qarku opozitar është e mbushur nga qendra e majtë dhe qendra e djathtë dhe përballë kemi zotin Rama i cili është braktisur.

Opozita ka epërsi të mëdha, rezultati do të jetë spektakolar në këto zgjedhje lokale. Gjithë spektri i opozitës dhe Partia e Lirisë është në mes, balancat anojnë nga pjesa e opozitës.

Pyetjes se më 25 Prill diversiteti mes aleatëve dhe PD solli në moskoordinim të këtyre forcave politike dhe ky ishte shkaktari i humbjes, nëse PDK është pozicionuar, Ndoka thotë se do të donte që opozita të ishte në një front, edhe nëse grupi ‘Ali-Vasha gjykon se do të jetë në zgjedhje, nuk ka problem.

Ata sot janë një fraksion që mund të bashkohet me një parti tjetër politike. Nëse nuk shkojnë në koalicion me Ramën, nuk i shoh si kosto dhe problem për opozitën.

Në momentin që opozita fillon fushatën dhe protestat e tyre, roli i tyre sfumohet dhe është inekzistent. Atyre duhet tu vijë turp. Do të vijnë ditë të vështira në aspektin politik dhe moral për ta.

Ata e kuptojnë se janë politikanë karriere. Një veprim i tillë i bën të pallogaritshëm në aspektin elektoral. PDK i ka nisur takimet në bazë, riorganizimin dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy