Shpërthim në Lezhë/ I vihet tritol makinës së agjentit të krimeve

Shpërthim në Lezhë/ I vihet tritol makinës së agjentit të krimeve

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. 

 

Lënda plasëse i është vendosur një automjeti në pronësi të një agjenti policie e cila ishte parkuar ne lagjen Besëlidhja, pranë gjimnazit. 

 

Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale. 

 

Automjeti i dëmtuar rezulton të jetë në pronësi të agjentit të krimeve me inicialet G.Gj. 

 

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy