Interneti wi-fi, porta që përdorin hakerat (VIDEO)

Interneti wi-fi, porta që përdorin hakerat (VIDEO)

Hakerët kanë arritur të thyejnë kodet e sigurisë që mbrojnë rrjetet Wi-Fi, duke bërë të mundur të kapin të dhëna të koduara ose të infektojnë faqet e internetit me viruse.

Interneti i shpërndarë me rrjetet Wi-Fi është kthyer në objekt të piraterisë. Sipas Mathy Vanhoef nga universiteti belg “Leuven”, piratët e internetit depërtojnë tek WPA2, një protokoll sigurie që mbron rrjetet moderne Wi-Fi.

Protokolli WPA2 funksionon duke përdorur një të ashtuquajtur "shtrëngim duarsh me katër drejtime".

Pjesa fillestare e kapërcimit të kësaj pengese bëhet kur një përdorues vendos fjalëkalimin e duhur për të hyrë në një rrjet Ëi-Fi.

Hapi i ardhshëm është kur krijohet një kod i ri “encryption” për të enkriptuar trafikun pasues.

Hakerët janë në gjendje të manipulojnë këtë proces përmes asaj që njihet si një sulm i riinstalimit të password-eve .

Vanhoef zbuloi se të gjitha sistemet operative siç janë Android-i i Google-it, iOS i Apple dhe Windows-i i Microsoft-it mund të preken nga pirateria.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka rekomanduar instalimin e përditësimeve të shitësve për produktet e prekura, siç janë “routerët” e ofruar nga Cisco Systems ose Juniper Netëorks.

Çdo pajisje e lidhur me një rrjet Wi-Fi mund të preket nga sulmet e hakerave, por funksionon vetëm nëse sulmuesi është brenda rrezes së viktimës.

Studiuesit thonë se kjo mund të jetë "katastrofike" ndaj një versioni të të Linux dhe "jashtëzakonisht shkatërrimtarE" ndaj pajisjeve që funksionojnë me Android 6.0 dhe më lart. Vanhoef tha se nuk është i sigurt nëse kjo mangësi është duke u shfrytëzuar aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy