Ndahet nga jeta gazetarja Adelajda Xhamani (VIDEO)

Ndahet nga jeta gazetarja Adelajda Xhamani (VIDEO)

Një lajm tragjik ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm  botën e medias. Ndahet nga  jeta gazetarja, Adela Xhamani.

Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.

Xhamani u bë e njohur si konkurrente e ‘’Big Brother Albania 2”.

Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Ëho”. Adela Xhamani ka qenë për disa kohë pjesë e stafit të MCN Radio me emisionin "MCN Home".

Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy