Së shpejti Insta Storyt do të mund të shihen edhe në Facebook

Së shpejti Insta Storyt do të mund të shihen edhe në Facebook

Facebook, tani është duke planifikuar të sjellë një veçori të re e cila do të mundësojë përdoruesit që të shohin Instagram Storyt direkt në aplikacionin kryesor të këtij rrjeti më të madh social.

Veçoria e re duket se aktualisht është duke u testuar. Këtë e ka konfirmuar Matt Navarra, një konsulent i rrjeteve sociale, përmes një postimi në Twitter. Ai ka publikuar bisedën që e ka bërë me menaxherin teknik të komunikimit të Facebookut.

Në mënyrë që të vihet në përdorim veçoria e re, përdoruesit duhet t’i lidhin llogaritë e tyre të Facebookut dhe Instagramit. Po ashtu veçoria e re pritet të respektojë të gjitha kushtet ekzistuese të privatësisë dhe përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin që Storyt të shihen apo jo përmes këtyre dy aplikacioneve.

Aktualisht, nuk është e qartë nëse është vetëm një opsion i vetëm ose mund të vendoset për secilën Story.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy