Çmimi i kastravecit nga rreth 100 lekë kilogrami me shumicë që ishte rreth 10 ditë më parë, ka rënë në 20 lekë për kilogram brenda një periudhe shumë të shkurtër. Kjo situatë po vë në vështirësi fermerët e Roskovecit, të cilët thonë se nuk po mbulojnë dot as kostot e prodhimit.



