Koçijançiç: Dialogu ndërmjet Thaçit dhe Vuçiç duhet të vazhdojë për të shmangur provokimet

Koçijançiç: Dialogu ndërmjet Thaçit dhe Vuçiç duhet të vazhdojë për të shmangur provokimet

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, nuk ka pranuar që të komentojë deklarimet e kryeministrit Haradinaj për çështjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe asaj se ‘duhet t’i vësh përsëri çizmet në rast të prekjes së kufijve’.

Ajo teksa ka shmangur përgjigjen, ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, në mënyrë që të shmangen provokimet.

Koçijançiç ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është një çështje mjaft komplekse.

Palëve iu duhet hapësirë që të arrijnë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve që duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", ka thënë ajo.

Koçijançiç ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet ta respektojnë marrëveshjen e MSA-së sa i përket menaxhimit të kufijve.

Edhe Kosova dhe Shqipëria janë të angazhuar për menaxhim të shëndoshë të kufijve në respekt të plotë të detyrimeve të tij sipas Procesit të Stabilizim-Asocimit të BE-së dhe ne presim që ata të veprojnë në përputhje me to”, ka deklaruar Koçijançiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy