I grabitën shokut paratë e shkollës, pranga tre djemve por lekët....

I grabitën shokut paratë e shkollës, pranga tre djemve por lekët....

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre të rinjtë, që i vodhën shokut të tyre paratë me të cilat do të paguante shkollën, por 1250 eurot janë zhdukur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më datë 06.02.2017, në pjesën e pasme të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në rrugën “Ali Kolonja”, ku tre të rinjtë kanë vjedhur me dhunë si dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta shtetasin R. Z., 17 vjeç, banues në Tiranë. 

“Në orët e vona të natës të datës 06.02.2017, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i njërit prej autorëve, shtetasi Ertis G., 17 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim dy bashkëpuntorët e tij.

Ditën e sotme, më datë 07.02.2017, është bërë e mundur kapja e dy bashkëpuntorëve të tjerë, më konkretisht, shtetasve: – Kastriot C., 17 vjeç, banues në Tiranë – Sergjio Z., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen se kanë kryer vjedhjen me dhunë duke e goditur me grushta, si dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë si ajo e thikës dhe më pas i kanë marrë shtetasit R. Z., portofolin ku në brendësi të tij, kishte shumën monetare prej 1250 eurosh dhe 2000 lekësh. 

Nga marrja në pyetje, të miturit kanë pranuar kryerjen e këtij veprimi dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e shumës monetare.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139­25 i Kodit Penal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy