
Brunilda Dhrami, Marsel Rupi dhe Ariel Muka, kandidatë të partisë Nisma Thurrje për zgjedhjet parlamentare thanë në studion e MCN Informacion se 11 maji është momenti për t’i dhënë fund tranzicionit në vendin tonë.
Duke treguar programin e partisë së tyre, kandidatët theksuan se rezultatet më të larta të koalicionit priten në Tiranë.
Brunilda Dhrami:
Nisma Thurrje ofron një politikë reale, ofron një transparencë. Kërkojmë të bëjmë një rend të ri të meritokracisë në nivel në administratës publike duke filluar dhe nga aty në të gjitha fushat e tjera, gjyqësori, shëndetësia, etj.
Siguria dhe krijimi i një familjeje në Shqipëri duhet të jetë primare sepse jemi drejt një katastrofe shpopullimi.
Marsel Rupi:
Ne jemi koalicioni Nisma Shqipëria bëhet. Në këtë moment Shqipëria nuk e ka luksin për t’u marrë me ndasitë që mund të ketë. Është momenti për t’i dhënë fund tranzicionit. Të gjithë anëtarët janë profesionistë, janë njerëz që janë sprovuar.
Shqipëria ka nevojë për të rinjtë, ka nevojë për shqiptarët. Ka nevojë për përmbysjen e tranzicionit.
Ariel Muka:
Alternativa jonë është alternativa e antikorrupsionit, alternativa e punës së drejtë, alternativa që ofron transparencë. Është alternativa e vetme që i ka mbetur Shqipërisë.
Fushata jonë do të shpërndahet në të gjithë Shqipëria. Kemi kandidatë nga e gjithë Shqipëria. Rezultatet më të larta të koalicionit pritet të vijnë nga Tirana.
Mbështetja më e madhe ka ardhur nga Tirana. I ftoj dhe ata që janë skeptikë, dhe që nuk kanë më besim tek partitë e mëdha, që t’i japin një shans koalicionit “Shqipëria bëhet” që të krijohet një frymë e re.



