Protestat kundër projektit TID në Durrës, Koja: Të pezullohet, prishje selektive

Protestat kundër projektit TID në Durrës, Koja: Të pezullohet, prishje selektive

Arkitektja urbaniste Entela Koja, për protestat kundër projektit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan TID që parashikon shpronësimin e 74 familjeve, ndërsa është dhe vetë e prekur thotë se duhet të pezullohet projekti se ka gafa të rënda.

Duke folur nga studio e “MCN Informacion”, ajo deklaroi se projekti është bërë pa konsultim, madje shtoi se prek edhe mure 1500-vjeçare.

Arkitektja shtoi se prishja e objekteve për të ndërtuar një park, bëhet për leverdi të dizajnit ku shumë njerëzve iu preken pronat në mënyrë selektive, ku sipas saj prishet një shtëpi për tu hapur një oborr për një shtëpi tjetër.

Ajo ngre shqetësim se gjithçka po mundohet të mbyllet brenda tre muajsh, për të mos kaluar në vitin tjetër, ku çmimet e referencës do të dyfishohen.

Projekti TID ka lidhje me zonën A, qendra e Durrësit, që përfshin dhe amfiteatrin. Ky projekt në një marrëveshje me ADF, ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Durrës, me anë të një memorandumi bashkëpunimi është hartuar ky projekt në vitin 2020. 

Më pas është dhënë një leje nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në 2022, në pjesën e parë kanë qenë rreth 100 familje të klasifikuara për shpronësim, banesa dhe troje. 

Më pas, kjo ka kaluar procedurën në bashkinë Durrës dhe më pas në KKRT dhe në 2024 është dhënë një leje zhvillimi ku kanë mbërritur në 74 prona të qytetarëve durrsakë në qendër të qytetit, në zonën më të vjetër. 

Shpronësimi do të thotë prishje godinash, marrje territoresh, dhe kur lejohet godina iu merret oborri. 

Bëhet për leverdi të dizajnit ku shumë njerëzve iu preken pronat dhe gjëja më e keqe është selektive, diku hapet një oborr, prishet një shtëpi për tu hapur një oborr për një shtëpi tjetër. 

Diku prishet një pjesë e godinës, ku një godinë ose është historike ose nuk është. Ka krijuar një përplasje mes institucioneve ku janë dhënë dhe ridhënë, hequr dhe rihequr njerëz. 

Njerëzit e kanë marrë vesh që shtëpitë e tyre do prishen me anë të një VKM-je në 26 gusht, ku iu ka ardhur njoftimi se shtëpia juaj prishet, oborri juaj merret. 

Nuk ka ndodhur konsultim dhe pjesa tjetër dhe shumë e trishtë është pjesa e shpronësimit, një vlerë qesharake, që nuk blejnë dot jo hapësirën që kishin po as 1/3 e asaj që kanë. 

Në tendencat e përllogaritjes është që po i shpëtojmë disa para projektit po merret çmimi i referencës më i ulët i vitit 2012-2014. 

Kjo VKM përpiqet ta mbyllë brenda tre mujorit që mos ta kapë viti tjetër se me vitin e ri hyjnë çmimet e tjera të referencës që dyfishohen. Kjo është një manovër për ta çuar jo në vlerë minimale, por qesharake.

Të gjithë përplasin përgjegjësitë te njeri tjetri. Duhet të pezullohet projekti se ka gafa të rënda. Nuk mund të teket një moment që të shembësh kaq shtëpi se do të ndërtosh një park. Ti nuk duhet të bësh një ndërhyrje në territor, pa pëlqimin e banorit. 

Ndërkohë që njerëzit as nuk kanë dijeni për atë që do të ndodhë. Nuk mund të vijë dikush papritur dhe të thotë kam një projekt për ty. 

E kanë bërë projektin me shumë gabime, duke qenë se nuk je konsultuar. Në këtë projekt prek dhe një mur të 1500-ës. 

Ai objekt duhet mbajtur qoftë dhe si muze i një periudhe të caktuar. Ne e kemi çuar në SPAK gjithë linjën e projektit, nga studiot te bashkia, kundër kësaj masakre urbane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy