Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritet të mbledhë sot në mesditë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja ka për qëllim diskutimin mbi mosarrestimin e Klement Balilit dhe situatën e krimit në vend.
Kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në mbledhje, pasi ndodhet në Kosovë në një vizitë dyditore.
Një ditë më para Presidenca refuzoi të pranojë autorizimin e zv/kryeministrit Peleshi për të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Presidenca arsyetonte se nuk ka asnjë arsye objektive që kreu i ekzekutivit të mungojë në këtë mbledhje.
Kërkesa për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është bërë pak ditë më parë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.



