Gazetarja Klodiana Lala thotë se organi i akuzës duhet të përfshijë kryebashkiakut të Tiranës në personat që më së paku duhet të pyeten për inceneratorin e kryeqytetit.
Nuk mendoj se disa zyrtarë të rolit bazë janë përgjegjësit e vetëm në lidhje me këtë aferë. Mendoj se zoti Veliaj duhet të japë shpjegime në SPAK dhe të sqarojë me detaje rolin e tij. Prokuroria duhet ta thërrasë.
Zënka e Mirel Mërtirit e Arben Ahmetaj na vlejti shumë. Sepse përndryshe kjo aferë mund të mbyllej edhe fare në prokuroritë e rretheve.
Dënimi i këtyre personave mund të çojë në ndërprerjen e kontratës.
SPAK duhet të hetojë rolin e Veliajt për shmangien e Këshillit Bashkiak, të qarkut dhe vënien në lëvizje të procedurës. Zoti Veliaj nuk mund të thotë që kam marrë përsipër të firmos nga ana financiare dhe nuk e ditkam çfarë bëhet në landfillin e Sharrës. Më duket e pabesueshme si alibi. Mendoj që ka edhe të tjerë zyrtarë të përfshirë.



