Parcela me kanabis në repartin e Zall Herrit, lihen pas hekurave 3 ushtarakët

Parcela me kanabis në repartin e Zall Herrit, lihen pas hekurave 3 ushtarakët

“Arrest me burg” ka caktuar ditën e sotme Gjykata e Tiranës, si masë sigurie për tre ushtarakët e arrestuar pas zbulimit të parcelës me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit.

Në vijim të hetimit ndaj tyre do të qëndrojnë në qeli Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë, Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Prangosja e tyre u bë pasi nga kontrolli me dron i policisë u zbulua parcela me 125 bimë kanabis në territorin e repartit ushtarak.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrastrukture, P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge, I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier dhe P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy