Banka Botërore i ndërpret fondet Ugandës pas ligjit që kriminalizon homoseksualitetin

Banka Botërore i ndërpret fondet Ugandës pas ligjit që kriminalizon homoseksualitetin

Banka Botërore i ka ndaluar fondet e reja Ugandës, duke e argumentuar këtë vendim me ligjin kundër homoseksualitetit, që u miratua në fillim të këtij viti.

Sipas ligjit të ri në Ugandë, homoseksualiteti përbën vepër penale dhe marrëdhëniet mes të njëjtin seks dënohen deri në burgim të përjetshëm. “Ne besojmë se vizioni ynë për të çrrënjosur varfërinë në një planet të jetueshëm mund të ketë sukses vetëm nëse i përfshin të gjithë, pavarësisht nga raca, gjinia apo seksualiteti. Ky ligj i minon këto përpjekje. Përfshirja dhe mosdiskriminimi janë në qendër të punës sonë në mbarë botën”, deklaroi BB.

Vendimi vjen pas thirrjeve të shtuara nga grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët për sanksione kundër Kampala-s pas miratimit të Aktit Anti-Homoseksual në maj të këtij viti, për të cilin ata thonë se "legalizon homofobinë dhe transfobinë".

Në fund të muajit të kaluar, disa anëtarë të Kongresit të SHBA i shkruan presidentit të Bankës Botërore Ajay Banga, duke kërkuar që banka të pezullojë të gjitha huadhëniet për Ugandën në mënyrë që të detyrojë qeverinë të shfuqizojë legjislacionin kundër homoseksualëve. Një ekip i Bankës Botërore shkoi në Kampala "menjëherë" pasi ligji u miratua dhe arriti në përfundimin se nevojiteshin masa shtesë për të siguruar zbatimin e projektit në përputhje me udhëzimet mjedisore dhe sociale të bankës, tha grupi të martën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy