Krijimi i shtetit Bektashi/ Jazexhi: Antikushtetuese dhe kriminale, kërcënon ekzistencën e Shqipërisë (VIDEO)

Krijimi i shtetit Bektashi/ Jazexhi: Antikushtetuese dhe kriminale, kërcënon ekzistencën e Shqipërisë (VIDEO)

Vetëm dy ditë më parë opinioni publik u njoh me një nismë të re të qeverisë shqiptare siç ishte ajo e krijimit të një shteti bektashi në Shqipëri.

Lidhur me këtë nismë, Olsi Jazexhi, pedagog i historisë së Lindjes së Mesme në një lidhje skype me MCN Informacion u shpreh se një deklaratë e tillë është tradhti kombëtare, antikushtetuese dhe kriminale.

Ai tha se kjo ide e Ramës ishte e pa konsultuar dhe nuk mendon se do të krijohet, por nëse ndodh kërcënon ekzistencën e Shqipërisë.

Populli shqiptar ka një thënie që hedh një budalla një gur në lumë dhe shkojnë 100 të tjerë dhe se nxjerrin dot. Kjo ide e shtetit bektashian është hedhur si ide nga kryeministri Rama, një ide që ka kapur të surprizuar dhe vetë bektashinjtë dhe mesa duket është një ide e vetëm kryeministrit i cili duke qenë se ka arritur një sundim absolut në Shqipëri dhe ai tani bënë çdo propozim dhe njerëzit e marrin seriozisht.

Nga ana juridike, një deklaratë e tillë është tradhti kombëtare sepse në kushtetutën e Shqipërisë shkruan qartë se republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm, pra askush nuk mund ta ndajë territorin e Shqipërisë siç ju tek Ramës, është antikushtetuese, është krim dhe krimi nga kodi penal i republikës së Shqipërisë dënohet dhe sipas kodit penal një personi të tillë duhet të dënohet nga 15 vite deri në burgim të përjetshëm.

Pra kjo deklaratë e Ramës është kriminale dhe antikushtetuese dhe nëse në Shqipëri do kishte një gjyqësor të pavarur Ramës do duhet ti viheshin prangat.

I pyetur se kush po e sponsorizon këtë ide të kryeministrit dhe si pritet të ndikojë krijimi i tij, Jazexhi u shpreh se pas kësaj deklarate mund të fshihet Izraeli ose ata që pastrojnë paratë e pista.

Ka shumë mundësi që të jetë ndoshta kërkesë izraelite për të krijuar një antipapë, masoneria franceze kur ka luftuar me papët e Romës gjithmonë krijonte një antipapë dhe ne sot e dimë që Izraeli është në luftë me botën myslimane dhe atij i nevojitet një islam tjetër.

Ka shumë mundësi që kjo ide që Rama ka hedhur pa u konsultuar, sepse dhe baba Mondi ka mbajtur disa qëndrime. Dervishët janë të gjithë të surprizuar. Mendoj se nuk ka shanse të krijohet një shtet i tillë sepse çdo qytetar shqiptar ka të drejtën e tij ligjore ta çojë në gjykatën kushtetuese. Nëse ndodh do të sjellë precedentin e një shteti shqiptar sepse nëse do kemi krijimin e një shteti bektashian, dhe minoritetit grek në Himarë i lind e drejta të krijojë shtetin e Epirit.

Pra kjo që po bën Rama është e rrezikshme sepse kërcënon ekzistencën e Shqipërisë. Nuk mendoj se amerikanët duan shpërbërjen e Shqipërisë por duan ekzistencën e saj sepse ne jemi në prag të një lufte botërore dhe ata kërkojnë sa më shumë stabilitet.

Tani Rama ka një problem me ata që pastrojnë para dhe me krijimin e këtij shteti do të krijojë një shtet që qëndron jashtë juridiksionit dhe Rama në këtë territor ndoshta kërkon ti japë statusin e një shteti dhe të hapë ndoshta një bankë që siç ndodh në Itali që në bankat e Vatikanit dhe Monakos pastrohen  paratë dhe ndoshta kjo është ajo që po synon përmes kësaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy