Nie Shubin, një i dënuar në Kinë për vrasjen e një gruaje është liruar nga akuzat pasi ka kryer 21 vite burg. Ai ishte vetëm 21 vjeç kur gjykata e Shenyang-ut e shpalli fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e një gruaje. Por 21 vjet pasi kishte vuajtur dënimin në burg, ai është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.
Nie u dënua në vitin 1995, por rasti i tij u kthye në vëmendje të medias 10 vjet më vonë, kur një tjetër burrë e pranoi krimin dhe tha se ai që vuante dënimin ishte i pafajshëm.
Në fund të 2014-s, Gjykata Supreme vendosi rishqyrtimin e çështjes ku u gjetën shumë pasaktësi dhe shkelje. Në përfundim të procesit, gjykata arriti në përfundimin se provat ishin të pamjaftueshme për të provuar fajësinë e Nie Shubin.



