Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Luz i Vogël, në Kavajë, ndërsa i dëmtuar ka mbetur pronari i banesë.
Sipas informacioneve të policisë, shtetasi me inicialet Sh. T., 94 vjeç, ka marrë djegie në trup, ndërsa është transportuar për mjekim në spital.
Njoftimi i policisë
Më datë 12.01.2021, rreth orës 12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



