Krasniqi: Adresa e kësaj maskarade është në Beograd

Krasniqi: Adresa e kësaj maskarade është në Beograd

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, doli sot para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë. Krasniqi, i cili ka luajtur rolin e zëdhënësit të UÇK-së gjatë luftës, u njoh me akuzat.

Atakuza e ngarkon Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Krasniqi e cilësoi procesin një maskaradë dhe theksoi se padrejtësitë kanë rënduar mbi popullin e Kosovës.

Unë dhe populli im kemi mbajtur shumë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them më shumë, por nuk do ta ndieja veten mirë të isha në shërbim të politikave gjenocidale të Serbisë. Adresa e qartë e gjithë kësaj maskarade është në Beograd”, tha ai.

Krasniqi u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.  Ai tha se ka luftuar politikisht kundër Serbisë dhe kurrë kundër popullsisë së saj në asnjë formë.

Jam njeri që e kam luftuar politikisht Serbinë dhe s'e kam drejtuar gishtin nga popullsia serbe, në aktakuzë i ndani shqiptarët katolikë dhe mysmiman, unë jam shqiptar dhe për mua është fyese. Cilësimi i Prokurorit se jemi ndërrmarje kriminale e përbashkët, për mua, shokët, familjet që luftuam gjatë për kombin tonë nuk ka gjë me fyese sepse ne në një kohë të gjatë, në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë, që e arritëm me SHBA e BE, me NATO e OKB dhe të gjithë ishim dhe jemi ndërrmarje e përbashkët çlirimitare dhe shtetformuese, ndërsa kriminal janë jo vetëm serb në Serbi, ka qenë vetëm koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy