Forca e Ligjit do kodohet operacioni i përbashkët mes policisë shqiptare, FBI-së, agjentëve gjermanë dhe italianë, të cilët do të nisin punën për luftën ndaj grupeve kriminale. Drejtori për Krimin e Organizuar prezantoi disa pjesë të strukturës, ndërsa përkrah ambasadorit Lu janë fiksuar 2 agjentët e FBI-së.
Task-Forca Speciale kundër organizatave dhe grupeve të krimit të organizuar, pritet të japë rezultate shumë shpejt, ndërsa operacioni i gjerë është koduar “Forca e Ligjit”. Nga skanimi i grupeve kriminale ka rezultuar që 53% e tyre janë të përfshirë në aktivitetin e narkotikëve, kryesisht kultivimi dhe trafikimi i tyre dhe 11% në trafiqe të paligjshme. Të tjerët bëjnë pjesë në vrasje, falsifikime, etj. Idajet Faska, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit njoftoi disa detaje për veprimtaritë e grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri.



