
Gazetari Artan Hoxha në emisionin 'Të Paekspozuarit' në MCN TV ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës pak ditë parë kur tre fëmijët vranë dhe groposën babain e tyre.
Ai tha se ngjarja është shumë e rëndë dhe se kjo do një hetim shumë profesional dhe do shërbejë si shembull për ngjarje të tilla të mëvonshem. Sipas tij, kjo ngjarja ka shkatërruar një familje të tërë dhe hyrja në detaje kaq të himta është absurde.
Duke pasur parasysh mënyrën makabër të krimit atëherë cili motiv mund të çojë djalin dhe vajzën të kryente këtë krim. Të gjitha variantet e dhëna deri tani janë hipoteza, është ngjarje që do hetim shumë profesional. Është ngjarje njësoj si ajo në Kosovë e Muselit. Do hetim profesional dhe do shërbejë si shembull për ngjarje të tilla të mëvonshëm. Ngjarja nis në 10 që zhduket babai, në 13 bëhet kallëzimi në polici nga fëmijët. Policia interesohet dhe gjen makinën e tij larg nga banesa. Mbledh kamerat dhe sheh se nga banesa lëvizin dy makina.
Këtë se ka bërë djali i vogël, por e ka bërë djali i madha dhe nuk e ka bërë i vetëm. Policia fillon dhe dyshon për familjarët dhe vendos teknikën brenda. Deri tani dimë se kemi të bëjmë me dhunë sistematike, ndërsa nga ana e familjarëve të viktimës kemi akuza se nëna i ka shtyrë fëmijët kundër të atit. Vajza tregoji dhe kufoma u gjet në kasollen e shtëpisë. Këtu lindin dyshimet e tjera nëse vajza 19 vjeçe mund ta kryente këtë krim dhe lindën dyshimet se dikush tjetër më i fuqishëm mund ta ketë bërë këtë gjë dhe merret dhe akuzohet dhe vëllai i madh. Gjithsesi kjo është një ngjarje që ka shkatërruar një familje.



