Gara në polici/ Tela: Konkurs fasadë, lë për të dyshuar

Gara në polici/ Tela: Konkurs fasadë, lë për të dyshuar

Gazetari Andi Tela i ftuar emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, ku po diskutohet për konkursin e hapur nga Policia e Shtetit për zgjedhjen e 12 drejtorëve të qarqeve u shpreh se ky është një konkurs fasadë.

Ai tha se ajo që duhet thënë, është fakti që nëse deri sot drejtorët emëroheshin nga ministri apo drejtori i policisë, tani kanë gjetur një mënyrë për të paketuar konkurimin e tyre në bazë të ligjit të ri.

Nëse e vë re, janë tre policë që do të listojnë 45 policë të tjerë. Kriteret janë relative. Ka të bëjë intervista dhe platforma, janë dy gjëra relative. Juria ka tre persona policë, relativiteti është në maksimum.

Nëse do të doje një proces, duhet të angazhohej një juri më e madhe, me njerëz pa konflikt interesi dhe më shumë transparencë. Asnjë nuk kupton renditjen dhe kriteret themelore të renditjes.

Nëse Tonin Vocaj ka humbur për shkak të mungesës së gjuhës së huaj, nuk e di sa e rëndësishme është kjo gjë. Pra paketimi për konkurse fasadë, lë për të dyshuar. Problemi që ngre Flamuri, ka të bëjë me zgjedhjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy