Në një njoftim të orëve të para të mëngjesit të sotëm, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, theksoi se tuneli i Kalimashit është “plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt”.
Vete Presidenti Meta që udhëtoi në Kalimash në orët e para të mëngjesit për të ndjekur nga afër operacionin e përbashkët të zjarrfikësve për të shuar flaket, bëri të ditur në një njoftim për mediat se tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Më tej, në statusin e presidentit ravijëzohet falënderimi për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.
“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Falënderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës”.
“Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin”, shkrun ndër të tjera Meta, “sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”.
Mbrëmë, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, konfirmoi nisjen e trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës, në mbështetje për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë”.
Në vijim Mehaj bëri me dije se krahas operacioneve në Kosovë, ka ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet e tyre në dispozicion për në Shqipëri.



