Tensionet me Serbinë/ Spahiu: Ka rrezik përshkallëzimi. Janë mbyllur dy pikat ku kalojnë më së shumti shqiptarë (VIDEO)

Tensionet me Serbinë/ Spahiu: Ka rrezik përshkallëzimi. Janë mbyllur dy pikat ku kalojnë më së shumti shqiptarë (VIDEO)

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, e konsideroi si “të paprecedentë” situatën e krijuar me mbylljen nga Serbia të pikëkalimeve kufitare me Kosovën. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Spahiu tha se një lëvizje e tillë bëhet nga Beogradi për të “treguar dhëmbët”, dhe janë mbyllur pikat ku më shumti kalojnë shqiptarë dhe boshnjakë, se sa serbë. Sipas Spahiut situata rrezikon të përshkallëzohet, prandaj kemi patur më herët paralajmërime nga aleatët. 

Pas mbylljes së qarkullimit të gjithë personave me etni shqiptare nga ana e protestuesve atje, në bashkëveprim me policinë serbe, që për t’i ikur fajësisë, kanë organizuar sikur një ojq bën këto ndalime, por të bësh këto ndalime në prani të policisë, sigurisht e bën policinë bashkëfajtore. Policia e Kosovës ka mbyllur tërësisht pikën, që mos kalojë asnjë etni, shtetësi, të mos bëhet kalimi me asnjë pasaportë në këto pika kufitare, derisa të normalizohet situata. Është një gjë e paprecedentë, që njerëzit duke u nisur vetëm me etninë e tyre, t’i ndalojnë. I dallojnë nga emri, mbiemri. Pse bëhet kjo? Kjo bëhet për treguar dhëmbët shteti serb, se pjesa më e madhe e kufirit të Kosovës, ndahet me Serbinë, dhe nëse ju atje bëni çfarë të doni, ne mund t’ua mbyllim kufirin. Nuk është mbyllur pika në Leposaviç, është mbyllur në Bërnjak, ku kalojnë shqiptarët dhe boshnjakët.

Ka rrezik përshkallëzimi, prandaj aleatët kanë paralajmëruar me kohë, se veprimet e ndërmarra nga qeveria e Kosovës kanë një kosto. Kryesore është qeveria ka marrë sovranitetin, pothuajse në tërësi në Veri të Kosovës, që s’e ka pasur pas luftës, dhe kjo ka një kosto, edhe në raport me ndërkombëtarët dhe Serbinë. Cili do jetë rezultati është kryesorja? Sjell një marrëveshje paqeje, apo luftë. Serbët në Veri dhe gjithë Kosovën e kanë parë që janë të braktisur nga shteti serb, që bën pazare në kurriz të tyre dhe i keqpërdor. Por ata s’është se kanë joshje nga autoritetet kosovare, nuk është se u ofron një mundësi. Kosova i ka ligjet krejt në harmoni me ligjet europiane, por problemi është se s’i zbatojmë, dhe kjo na bën të jemi shoqëri primitive. Pozicioni i minoriteteve në Kosovë s’është ai i dëshiruari. Komuniteti serb është i privilegjuar me letra me ligje, por sa respektohet varet nga vendi në vend. Ka ftesa publike për komunitetin serb, por s’ka strategji të duhura”.

Spahiu tha që komuniteti shqiptar në Preshevë është i braktisur nga Shqipëria, dhe nuk ka vëmendjen e duhur nga Kosova.

Shqiptarët në Preshevë janë të braktisur. Kur Kosova s’ishte e pavarur Presheva ishte e braktisur nga Shqipëria, të njëjtin film po e shoh tani nga Kosova. Megjithëse qeveria Kurti ka dhënë disa para, 2 milionë euro, shumë më pak se sa ndan qeveria e Serbisë, megjithëse numri i shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë është i njëjtë. Kjo tregon mosndjeshmëri ndaj problemeve të tyre. Shqipëria mund të hapte një konsullatë në Preshevë, nuk e bën këtë. Për të mirëmbajtur këto komunitete që lidhem me Shqipërinë, shqiptarët, natyrisht edhe me Kosovën. Kurti ka një vëmendje më të madhe se sa liderët para tij, por jo atë të duhurën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy