Me një shtrirje 12 hektarë, një panoramë që të lë pa frymë dhe një far aty pranë. Kjo është pamja e një ishulli në shitje për 360 mijë euro. Ishulli Little Ross në Skoci i ka të gjitha karakteristikat për t’u bërë vendbanimi i çdokujt që dëshiron qetësi dhe relaks.
Por në fakt askush nuk e blen. Shkak është bërë një ngjarje që ka ndodhur 47 vjet më parë atje. Në atë kohë, gjatë periudhës së lejes së njërit prej rojtarëve të farit, Hugh Clark, i cili e zëvendësonte u gjet i vdekur.
Autori i vrasjes ishte roja tjetër, Robert Dickson, i cili u kap pas një ndjekjeje në të gjithë Skocinë, u arrestua dhe u dënua me burg të përjetshëm.
Kjo është arsyeja pse, pavarësisht publicitetit të madh të agjencisë imobiliare, asnjë blerës nuk është shfaqur.



