Kore e Veriut, detaji që flet për rritjen e kultit të Kim Jong Un

Kore e Veriut, detaji që flet për rritjen e kultit të Kim Jong Un

Zyrtarët e Koresë së Veriut janë parë duke mbajtur stema me imazhin e liderit Kim Jong Un, në një shenjë të vogël që tregon se ai po rrit kultin e tij të personalitetit në nivelin që i është dhënë babait dhe gjyshit të tij të ndjerë.

Koreanëve të Veriut u kërkohet të mbajnë stema mbi zemrat e tyre, të cilat për dekada mbanin imazhet e themeluesit të vendit, Kim Il Sung, ose djalit të tij Kim Jong Il.

Ekzistenca e stemave kushtuar Kim Jong Un nuk ishte verifikuar derisa media shtetërore publikoi fotografi të dielën ku tregoheshin zyrtarë që i mbanin të vendosura në një takim të Partisë së Punëtorëve në pushtet.

Stemat janë pjesë e një mitologjie të sponsorizuar nga shteti që rrethon familjen Kim e cila i trajton Kim Il Sung dhe Kim Jong Il si perëndi.

Drupal Ad

Ata janë përkujtuar me statuja të shumta në të gjithë Korenë e Veriut, ditëlindjet e tyre janë dy nga festat kryesore të vendit dhe portretet e tyre janë varur në të gjitha shtëpitë dhe zyrat.

Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut tha në muajin janar se e sheh vajzën e Kim, për të cilën thuhet se quhet Ju Ae dhe është rreth 11 vjeç, si trashëgimtaren e mundshme të babait të saj.

Por disa analistë thonë se është ende herët për ta quajtur pasardhëse të Kim-it, duke përmendur moshën e saj dhe hierarkinë e dominuar nga meshkujt në Korenë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy