Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë

Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë

Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë, pas shumë viteve punë të vazhdueshme.

Organizata njoftoi pranimin e aplikimit të Shqipërisë, duke e bërë atë anëtaren e 98-të, pas vlerësimit të rezultateve të arritura ndër vite në Shërbimin Hidrografik të Forcës Detare, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve, cilësinë dhe standardet e shërbimit.

Ky anëtarësim është i rëndësishëm në njohjen ndërkombëtare të cilësisë së sigurisë së lundrimit në hapësirën detare të Shqipërisë duke dhënë një kontribut edhe në rritjen e trafikut detar në ujërat tona.

Tashmë hartat detare të prodhuara nga Shërbimi Hidrografik shqiptar do të njihen zyrtarisht për cilësinë dhe standardet e tyre ashtu si edhe ato të vendeve të tjera anëtare të IHO.

Efektive dhe të domosdoshme rezultuan edhe kapacitetet e ngritura në Shërbimin e Forcës Detare edhe nëpërmjet programit ALNOHIP me qeverinë Norvegjeze.

Produktet e certifikuara hidrografike dhe me standarde janë një kontribut i drejtpërdrejtë në sigurinë lundrimore, zhvillimin turistik dhe ekonomik të vendit.

Organizata Ndërkombëtare e Hidrografise (IHO) është përgjegjëse për vlerësimin dhe studimin hidrografik të oqeanit botëror si dhe për përcaktimin e standardeve të hartave detare.

Krijuar në vitin 1921, IHO promovon uniformitetin e hartave detare dhe dokumenteve hidrografike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy