Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza për ligjin e menaxhimit të Butrintit. Ai tha se në Kepin e Stillos do të ndërtohen qindra vila dhe po ashtu resorte.
Duke iu drejtuar fondit shqiptaro-amerikan, ai tha se janë shndërruar në mashë për ambiciet korruptive të Edi Ramës. Ish-kryeministri e cilësoi këtë marrëveshje si më korruptiven në histori.
120 vila në kepin e Stillos, resorte në gjirin e Manastirit. Mund t’ju them zotërinjve fondit nuk iu takonte ju të shndërroheshin në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambiciet e tij korruptive. Unë kam respektin më të madh për kontributet e tyre, por zotërinj keni qenë ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që protestonit pse u zgjerua, pse u hoq një zonë kreative që ishte Ksamili. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetë për të rrëmbyer 830 ha toka me pasuri dhe për të bërë ndryshme klani Rama dhe klane të tjera. Këtu është problemi kryesor i kësaj marrëveshje, që do shkojë në histori si më korruptive.
Në përgjigje të tij, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se marrëveshja për menaxhimin e këtij parku e ka marrë mbështetjen e shumicës dhe se një gjë e tillë do të sjellë përfitime për Shqipërinë.
Balla ka akuzuar se të gjithë personat të cilët janë kundër marrëveshjes, nuk i intereson Butrinti.
E ka marrë mbështetjen e shumicës është votuar dhe është një prej marrëveshjeve që i bëjnë mirë vendit tonë, do të rrisin turistët që do të vijnë të shohin këtë pasuri të madhe kombëtare. Hyri në terma dhe në çështje që as nuk i merr vesh as nuk i kishte kuptuar e as nuk do ti kuptojë, të ngatërrosh zonën e mbrojtur natyrore e të thuash do ndërtohen vila, zot na ruaj mendjen. Një gjë është konfuzioni i këtij diskutimi. Asnjëri nga ju që jeni kundra nuk keni pasur merak për Butrintit. Gjëja e fundit që ju shkon në mend është Butrinti. Më vjen keq që një pjesë prej jush u mor peng nga non grada e madhe që e nxori kokën sot, sepse iu turr fondacionit amerikan. Sa ju thash që kur të vijë kompania amerikane, do dilni kundër. Por ky është fondacioni shqiptar. Kemi bërë me këtë fondacion punë të mira. Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Koha do të tregojë se investimet që do të behën sipas kontratës. Ai është kundër po pa amerikanë. E kam me ju këtu, me ju që votoni kundër këtu sot?! Ça ka Amerika që duhet votuar kundër? Butrinti ka qenë dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar.



