Italia pezullon vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

Italia pezullon vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

Italia ka pezulluar vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç. Personat nën 60 vjeç që kanë marrë tashmë dozën e parë të AstraZeneca, do të marrin dozën e dytë të Pfizer ose Moderna.

Vendimi vjen menjëherë,  pasi këtë javë autoritetet shëndetësore njoftuan se një 18-vjeçar në Italinë veri-perëndimore kishte humbur jetën 2 javë më parë pas vaksinimit me AstraZeneca.

Kërkimet në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se gjasat e mpiksjes së gjakut të ndodhnin ishte një në 250,000 ose o.0004%.

"Situata e ndryshuar epidemiologjike ka çuar në një rivlerësim të raportit rrezik-përfitim për grupmoshat më pak të rrezikuara nga format e rënda të Covid-19", tha Komiteti Teknik dhe Shkencor i qeverisë Italiane (CTS).

Italia bllokoi vaksinimin e AstraZeneca në mars për shkak të frikës nga shëndeti, por pasi agjensia e ilaçeve e BE dha dritën jeshile, ajo u miratua për të gjithë mbi 18 vjeç, raporton AFP.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha: Vendimi për të vaksinuar me AstraZeneca vetëm personat mbi 60 vjeç “do të ketë një efekt në fushatën e vaksinimit, por unë jam i sigurt që në korrik dhe gusht situata do të përmirësohet”.

Ka pasur një rënie të theksuar të rasteve në Itali kohët e fundit dhe kufizimet do të hiqen në pjesë të mëdha të vendit nga java e ardhshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy