Përzgjedhja e degëve të studimit, Puka: 45% e nxënësve nuk zgjedhin në mënyrë racionale! Këshillimi i Karrierës duhet të fillojë që fëmijë

Përzgjedhja e degëve të studimit, Puka: 45% e nxënësve nuk zgjedhin në mënyrë racionale! Këshillimi i Karrierës duhet të fillojë që fëmijë

Edi Puka, ekspert edukimi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se rreth 45% e nxënësve nuk e zgjedhin në mënyrë racionale degën që do të studiojnë në Universitet. Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Puka tha se në këto zgjedhje mbizotëron dëshira. Sipas Pukës, Këshillimi i Karrierës duhet të fillojë më herët dhe të mos jetë vetëm në disa klasa në gjimnaz. "Nga të dhënat e INSTAT dhe të dhënat e Universitetit Europian kemi pasur kontradikta. Kemi pasur të dhëna që e ndjekim në mënyrë jo racionale. 45% e studentëve nuk e zgjedhin nën mënyrë racionale në atë që janë të formuar. Në botë 95% e zgjedhin në mënyrë logjike. Ne e zgjedhim në bazë të dëshirës, dëshira prevalon. Këshillimi i Karrierës është lënë vetëm në disa klasa në gjimnaz. Këshillimi në formën e kulturës dhe edukimi për të përzgjedhur se çfarë do bëjë ai duhet të fillojë më herët. Jo detyrimisht familja është këshilluesi më i mirë. Këshillimi i Karrierës duhet të fillojë që fëmijë'.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy