Kaos në QSUT, oborri kthehet në “spital” (VIDEO)

Kaos në QSUT, oborri kthehet në “spital” (VIDEO)

Tashmë familjarëve të pacientëve të shtruar në Infektiv u është sosur durimi duke pritur me ditë të tëra pa asnjë informacion. Të shqetësuar, ata shprehen për TvT se më shumë po i sëmurin pacientët duke i mbajtur në ambulancat që qëndrojnë në diell për orë me radhë.

"Ka që në orën 7 të mëngjesit, në furgon. A nuk i bën dëm ai diell. Ne rrimë e presim, në dorë të Zotit".

Ndërkohë një tjetër familjare, tregon rastin e bashkëshortit të saj që e sorollatën në spitale pasi nuk pranonin ta shtronin. Ajo thotë për TvT se në fillim ia shtruan bashkëshortin në Sanatorium dhe më pas e transferuan në Infektiv pa i dhënë asnjë shpjegim.

"Na nisën te Shefqet Ndroqi. Nuk na pranuan brenda. Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ai nuk qështë me Covid, është i sëmurë nga mushkëria".

Tejmbushja e spitaleve COVID ka shqetësuar tej mase familjarët e pacientëve, të cilët s’dinë çfarë të besojnë më, por u ngelet vetëm të presin se mos marrin ndonjë përgjigje nga stafet mjekësore.

Problematikat me mungesën e shtetërve në spitale dhe kapaciteteve për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve me Covid 19, përveç mediave e kanë denoncuar në mënyrë të vazhdueshme edhe mjekët. Megjtihatë, autoritetet shtetërore nuk e kanë pranuar një realitet të tillë, duke u shprehur se gjithçka po ndodh konform rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy