Mbyll dyert Manolo Blahnik, marka e adhuruar nga miliona gra në të gjithë botën

Mbyll dyert Manolo Blahnik, marka e adhuruar nga miliona gra në të gjithë botën

Manolo Blahnik, marka e preferuar e këpucëve e Carrie Bradshaë në “Sex and the City”, mbyll dyqanin e tij të vetëm ekskluziv në Nju-Jork dhe Shtetet e Bashkuara. "Faleminderit që keni qenë klientë fantastikë gjatë 38 viteve të fundit", thuhet në një tabelë të varur në dritaren e dyqanit, i ndodhur pranë Muzeut të Artit Modern në Rrugën e 54-të në Nju Jork.

Arsyeja e mbylljes së dyqanit historik, një destinacion pelegrinazhi për adhuruesit e serialit “Sex and The City” nuk është e qartë, pavarësisht se çmimet e këpucëve kanë qenë gjithnjë përjashtuese për një kategori. Këpucët e Manolo Blahnik janë ndër më të preferuarat e yjeve: nga Rihanna te drejtoresha e Vogue Anna Wintour, asnjë VIP nuk e ka fshehur kurrë pasionin për këtë markë. Edhe Michelle Obama nuk bën përjashtim, por as Jennifer Aniston, e cila veshi një palë Manolo kur u martua me Brad Pitt.

Sidoqoftë, këpucët Manolo Blahnik do të jenë akoma në shitje në dyqane luksoze në Nju Jork, siç është Bergdorf Goodman.

 Sipas raporteve “New York Post”, në prill të viti të kaluar, Blahnik prishi partneritetin e tij të gjatë financiar me George Malkemus dhe Anthony Yurgaitis, pronarët e ndërtesave në Rrugën 54, e cila deri ka qenë strehë e dyqanit historik. Malkemus, president i Manolo Blahnik ShBA që nga viti 1982, e ka lënë detyrën duke i cilësuar "kushte të papranueshme" ato të ofruara nga Kristina Hulsebus, mbesa e Manolo Blahnik dhe drejtore menaxhuese e kompanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy