Haxhiu: Pas arrestimit të Veliajt është vetë Rama, e përdori dhe e hodhi

Haxhiu: Pas arrestimit të Veliajt është vetë Rama, e përdori dhe e hodhi

Brunilda Haxhiu, zv. Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, thotë se Erion Veliaj po hetohet për akuzat më të lehta të mundshme. Ajo thotë se ka një dallim të madh mes arrestimit të tij dhe atij të ish-presidentit Meta dhe kjo tregon dy standardet e SPAK.

Mënyra si u arrestua Ilir Meta, një rrëmbim jo arrestim.  Është e pakrahasueshme situata e zotit Metaj dhe zotit Veliaj. Veliaj ka aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, betonizimin e Tiranës, patronazhimin e administratës publike dhe të artistëve.

Kemi kërkuar drejtësi pa regji. Presidenti nuk ka mundësi të fshijë provat. Ai mbahet i arrestuar për hir të pozicionit të tij politik. nuk kanë asnjë provë. Arrestimi i tij e ka shtuar energjinë dhe përkushtimin tonë. PL ka qenë e pranishme për t’i treguar atij që jemi në krah të tij. Kemi shpresë se për hir të frymës që vjen nga Amerika. Fakti ka treguar se sapo zoti Berisha u vlerësua nga CDU-ja, atij iu heq masa e arrestit shtëpiak. Kjo tregon se kjo drejtësi është e influencueshme. Goditja e lidhjeve sorosiane do të bëjë që lirohet.

Haxhiu tha se një situatë e tillë nuk është e papritur, por është parashikuar nga ish-presidenti Meta dhe ish-ministri Ahmetaj.

Meta ka thënë që unë amerikanët e Ramës i kap për veshi. Ai ishte largpamës dhe shihte disa gjëra që ne nuk i shikonim. Ai e dinte si gëlonte korrupsioni edhe te ambasadorët, edhe te OJQ-të.

Mjafton t’i referohemi deklaratës së Ahmetajt, kur tha që kemi për të patë teatër për mënyrën si arrestohet Veliaj dhe si reagon Rama. E gjitha ishte një skenë, një gjë e sajuar për të dhënë përshtypjen se ishte në krah të tij. Ai e ka goditur zotin Veliaj si rival politik, njësoj siç ka bërë me të tjerë që i ka përdorur dhe më pas i ka hedhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy