
“Ne do ta çlirojmë Iranin", tha Joe Biden gjatë një eventi zgjedhor në Kaliforni, duke iu përgjigjur një auditori që thërriste "Irani i lirë".
Fjalia e shqiptuar në Shtetet e Bashkuara dhe e raportuar mëngjesin e sotëm nga grupi i gazetarëve që ndiqnin presidentin amerikan, shkaktoi një reagim të zemëruar nga Teherani.
Si një kundërpërgjigje për këtë deklaratë homologut Ibrahim Raisi tha:
Irani u lirua 43 vjet më parë dhe është i vendosur të mos bjerë përsëri në robërinë e SHBA-së. Ne kurrë nuk do të jemi lopa juaj e parave.
Teherani ka akuzuar sërish Uashingtonin për mbështetjen e terrorizmit dhe dhunës në protestat që kanë tronditur vendin për më shumë se shtatë javë dhe në të njëjtën kohë për përpjekjen për të arritur një marrëveshje për rinisjen e paktit bërthamor të vitit 2015, duke i quajtur këto akte "hipokrite".



