Prej disa orësh persona nga e gjitha bota po raportojnë probleme në rrjetin social Facebook.
Shumë postime të shpërndara në muret e llogarive të personave të famshëm po theksohen nga algoritmi. Në vend që të shfaqen postime të shpërndara nga miqtë dhe të njohurit, postimet e përdoruesve të panjohur të postuara në faqe si Red Hot Chili Peppers, Eminem, Bilie Ellish, Ema Watson shfaqen në faqen kryesore.
Sipas raportimeve të deri më tanishme problemet nisën mëngjesin e kësaj të mërkure.
Faqja e internetit Downdetector që monitoron ndërprerjet e faqeve të internetit tregon se mbi 2000 përdorues po raportojnë probleme me llogaritë e tyre.



