
Drejtori i Qendrës së Formimit Profesional, Vlorë, Klajdi Myzaferi thotë se administratori i pallateve apo njësive, duhet të ketë tipare menaxheriale.
Duke folur për “MCN Economy”, për kalimin e administrimit të pallateve si titull ekzekutiv dhe profesion, ai foli për kursin e parë, për të cilin tha se u përbë nga 15 kursantë, si nevojë e një grupi qytetarësh.
Sipas tij, një trajnim i tillë u bë i mundur në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës ti jepnin rrugë këtij kursi, ku në fillim u përfshin disa administratorë që ishin në detyrë në rezidencat e tyre.
Ky grup i cili përfundoi para një jave dhe zhvilloi testimin e fundit na dha një përvojë mjaft të mirë ku secili prej tyre sillte modelet dhe përvojat e tyre. Duhet parë si një detyrë që gjeneron të ardhura dhe në rastin tonë Vlora ka me qindra rezidenca banimi, komplekse apo njësi, që e kanë të domosdoshme administrimin. Një masë shumë e vogël ekziston aktualisht.
Shpresojmë të jetë një stimul për të hapur lojën për njësitë apo rezidencat e saj, nuk ka të bëjë vetëm me detyrimin për mbledhjen për shkallët dhe ashensorin, por shmang shumë konflikte për detyrimet për hapësirat e përbashkëta. Tirana ka ecur para në këtë profil, në ndryshimin për ligjin e administratorit, kthehen detyrimet si titull ekzekutiv.
Kurikula fokusohet tek aspektet ligjore të këtij profili, kërkon që ky administrator të ketë nivel të lartë arsimi, pasi do merret me financat dhe menaxhimin. Ky kurs ishte një lloj certifikimi.
Sipas tij, jo domosdoshmërisht administratori duhet të kurs për hidraulik, apo elektriçiht, duke nënvizuar se mund të kontraktojë specialist në këtë fushë, por se duhet të ketë njohuri që të ketë mundësi ti kontrollojë



