Shkon në 109 numri i viktimave si pasojë e tërmetit që goditi fort Truqinë dhe Greqinë.
Sipas agjensisë turke për Menaxhimin e Katastrofave (AFAD) raportohet se forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e banesave të shembura në Izmir të tjerë persona duke rritur kështu numrin e viktimave.
Mësohet gjithashtu se janë duke u trajtuar në spital edhe 138 persona të tjerë ndërkohë që 898 pas trajtimit janë dërguar në shtëpi.
Kujtojmë se tërmeti i 30 tetorit në detin Egje goditi fort Turqinë dhe Greqinë pas një lëkundje të fortë e cila u regjistrua 6.6 ballë.
Si pasojë e tërmetit në Turqi mbetën të plagosur 1.036 persona, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për të tjerë që mund të jenë nën rrënoja në 4 ndërtesa të shembura.



