Valeria Marini: Krishtlindjet me Vitorio Cecchi Gori dhe telefonata që nuk mori përgjigje

Valeria Marini: Krishtlindjet me Vitorio Cecchi Gori dhe telefonata që nuk mori përgjigje

"E mora në telefon disa herë,  por asnjë përgjigje. Po bëhesha merak". Kështu e rrëfen Valeria Marini përvojën e fundit me sëmundjen e ish-bashkëshortit, Vittorio Cecchi Gori. Ata kanë qenë bashkë për 7 vjet, shpesh plot konflikte që kanë përfunduar në media. Tashme janë ndarë, por ruajnë një marrëdhënie të mirë. Ish-show girl nuk i braktis njerëzit e dashur kur ata kanë nevojë. Cecchi Gori ka pak që ka dalë nga koma. Pranë tij janë edhe ish-gruaja Rita Rusic dhe dy fëmijët. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimit të mjekëve, ai do të lërë spitalin "Gemelli" të Romës brenda 24 orësh. Ish-pronari i Fiorentinës, ish-producent dhe njeri me pushtet e para në Itali, Cecchi Gori po jeton një moment të vështirë. Kohët e fundit është shfaqur në televizion mbipeshë dhe ka deklaruar shpesh se ndihet i braktisur dhe i vetmuar. Përveç ish-partneres Valeria dhr familjes së saj, pak miq e kanë vizituar kohët e fundit. Marini rrëfen se ata kishin planifikuar t'i kalonin bashkë Krishtlindjet, sepse nuk donte ta linte vetëm. Por natën e Krishtlindjeve, ai kishte fikur telefonin. "E kuptova që i kishte ndodhur diçka dhe njoftova doktorin që e ndiqte. Ai më tha që Vitorio nuk ishte aspak mirë dhe e kishin çuar në spital. Për fat e kuptuan menjëherë problemin që kishte dhe e çuan në reanimacion, ku ndodhet tani", tregon Marini per Corriere della Sera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy