Lëvizje brenda PD, Basha i cakton post ish-ministrit teknik

Lëvizje brenda PD, Basha i cakton post ish-ministrit teknik

Gazment Bardhi, që drejtoi për tre muaj ministrinë e Drejtësisë, pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit nuk do ta “mbyllë” me kaq karrierën.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç mëson BalkanWebe ka graduar një nga ministrat teknik të dorëhequr pas zgjedhjeve në një post brenda Partisë Demokratike.

Të njëjtat burime brenda PD—së konfirmojnë se 31-vjeçari me origjinë nga Kavaja është caktuar këshilltar për çështjet ligjore të Grupit Parlamentar të PD.

Një emër tjetër i njohur është ai i Agron Kuliçajt që nga drejtues i lartë policie në kohën e Berishës merr postin e këshilltarit për çështjet e sigurisë në PD.

Ndërsa këshilltar për Ekonominë në PD do të jetë Dorian Teliti, kurse këshilltar për mediat, Edi Lesi.

Listën me katër këshilltarët e ka dorëzuar sot pranë sekretarisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy