
Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, teksa komentoi fushatën e Partisë Socialiste në zgjdhjet vendore, u shpreh se Edi Rama është duke shkelur premtimin që dha se nuk do të fliste për dy javët e para të fushatës.
Abilekaj u shpreh se Rama është duke bërë një fushatë politiko-personale, pasi nuk ka lejuar asnjë poster të kandidatëve nëpër qytete, përveç të vetes. Sipas tij, Rama është gati të zhvishet nudo e të kërcejë tallava për të mbajtur dhe pushtetin vendor.
E para Rama ka shkelur premtimin që s’do fliste dy javë, e gjithë kjo që të fliste vetëm ai dhe e bukura është që të gjithë posterat e duket sikur kandidon Edi Rama dhe jo kandidati. Ai s’ka lejuar posterat e askujt përveç vetes. Duke e quajtur veten e ardhmja bën e këto palaçollëqet duke kërcyer tallava.
Rama përtej tallavasë kur flet seriozisht tregon atë që ka ndërtuar vetë…thotë po votuat Rakip Sulin do 4fishohen investimet. Mendoj që kjo është një fushtatë politiko-personale. Rama në politikë është mbajtësi I një sistemi që po bëhet monopartiak. Ai është gati të zhvishet nudo e të kërcejë tallava për të mbajtur pushtetin.



