
Nga takimi i tij me simpatizantënt pasdite në Burrel, lideri i demokratëve është shprehur i palëkundur në qëndrimin e tij për largimin nga posti të kryeministrit Edi Rama.
“Koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash marrin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara. Fundit i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa do të jetë konfluzioni final i kësaj beteje. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet.”
Basha është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të ndodhin, ndërsa ka theksuar se nesër në protestën e opozitës dhe në ditët në vijim, do të vendoset fati i 10 viteve të fundit për Shqipërinë.
“ Rama nuk ka dinjitet, ka vetëm etje për kusari. Edi Rama nuk ka as dinjitet dhe as nder, hajduti, krimineli, banditi. Nuk ka dinjitet as Edi Rama, kreu i bandës. Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Theresa May apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë.
Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafaj u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe.



