Meta për listat e hapura 100 përqind: Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë

Meta për listat e hapura 100 përqind: Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë

Kreu i Shtetit Ilir Meta, shprehet i bindur se listat e hapura 100%, propozim ky i opozitës së bashkuar, janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit në vend.

Me anë të një shënimi në facebook, Meta thotë se populli do dijë të zgjedhi më mirë se kryetarët, teksa nuk harron të përmendë faktin dhe dëshirën e tij, që të jetë po populli ai që duhet të zgjedhi edhe presidentin e vendit.

 “Listat e hapura 100% janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!

SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”, shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy