Temperaturat e larta në kryeqytet, mungojnë pikat shëndetësore në ndihmë të qytetarëve në sheshet e rrugët kryesore

Temperaturat e larta në kryeqytet, mungojnë pikat shëndetësore në ndihmë të qytetarëve në sheshet e rrugët kryesore

Në asnjë shesh, apo rrugë kryesore të kryeqytetit nuk është ngritur asnjë pikë shëndetësore në ndihmë të qytetarëve, në këto ditë të nxehta dhe me temperatura të larta. Besmir Pula duke raportuar për edicionin e lajmeve në MCN Tv tha se një pjesë e mirë e qytetarëve, kryesisht të moshuar dhe persona me sëmundje kronike duhet të ecin 40-50 minuta për të shkuar në Qendrën e tyre Shëndetësore. “Mjekët bëjnë apel për një sërë grupesh që mund të dëmtohen më lehtë si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike që të shmangin temperaturat e larta dhe të qëndrojë në shtëpi, sidomos në orët e pikut. Në vëzhgimet që kam bërë në rrugët e kryeqytetit nuk ka asnjë pikë shëndetësore që mund të ofrojë shërbim qytetarëve që mund të shfaqin probleme, si matje tensionet, apo një lloj ndihmë tjetër. Një pjesë e mirë e qytetarëve detyrohen të ecin 40-50 minuta në këmbë për të shkuar në qendrën e tyre shëndetësore për të bërë qoftë dhe një matje tensioni. Mungojnë këto pika që mund të ishin vendosur në sheshet kryesore dhe rrugët kryesore ku numri i qytetarëve është më i lartë, ashtu sikurse dhe ka një numër të madh turistësh” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy