Raporti vjetor i KLP/ Ibrahimi: U hodhën themelet e meritokracisë në sistemin e prokurorisë, plotësim vakancave në SPAK

Raporti vjetor i KLP/ Ibrahimi: U hodhën themelet e meritokracisë në sistemin e prokurorisë, plotësim vakancave në SPAK

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në raportin vjetor drejtuar Kuvendit shprehet se, “një prioritet i KLP për vitin 2020 është vijimi i procedurave për përzgjedhjen e prokurorëve të tjerë të Prokurorisë së Posaçme (për të përmbushur numrin prej 15 prokurorësh të miratuar me vendim të KLP). Deri në fund të vitit 2019, KLP arriti të emëronte përfundimisht në SPAK 9 nga 15 prokurorët e përzgjedhur (për shkak të vonesave në procesin e Vetingut). Brenda 6 mujorit të parë të vitit 2020 KLP do të emërojë edhe 3 prokurorë të tjerë në SPAK. Në pjesën tjetër të vitit, duke shpresuar përfundimin e procesit të Vetingut për kandidatët, KLP do të plotësoje edhe 3 vakancat e mbetura”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimtaria e Këshillit gjatë vitit 2019 është shënjuar nga themelimi i Prokurorisë së Posaçme dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërsa jemi pa dyshim krenarë për arritjet në këto 2 drejtime, duam të theksojmë se veprimtaria e Këshillit ka qenë në fakt shumë më e gjerë dhe e thellë”, shprehet Ibrahimi.

“Vetëm për të përmendur disa prej aspekteve më të spikatura të punës tonë gjatë vitit 2019 do të veçoja faktin se, gjatë vitit që shkoi, ne kemi themeluar një sistem të Vetingut permanent të prokurorëve i cili, së bashku me sistemin disiplinor, do të shndërrohet, hap pas hapi, në gurin e themelit të integritetit në sistemin e prokurorisë”, shtoi Ibrahimi .

Po kështu, tha ai, “gjatë këtij viti ne kemi hedhur themelet e meritokracisë në sistemin e prokurorisë duke hartuar rregulla, sa komplekse aq të efektshme, për identifikimin dhe individualizimin e rezultateve profesionale të prokurorëve dhe përdorimin e këtyre rezultateve si bazë ekskluzive për të gjitha vendimet e Këshillit mbi karrierën e prokurorëve”.

“Në ndjekje të objektivit madhor të instalimit të meritokracisë në jetën profesionale të prokurorëve, KLP, gjatë vitit 2020, do t’i japë përparësi finalizimit dhe miratimit të një serie aktesh nënligjore normative të cilat do të normojnë administrimin e karrierës së prokurorëve në përputhje me meritat profesionale të secilit. Aktet në fjalë do të rregullojnë në detaj: vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve duke bërë matjen dhe individualizimin e performancës profesionale të secilit; lëvizjen paralele të prokurorëve nga një pozicion në tjetrin duke zhdërvjelltësuar administrimin e burimeve njerëzore në sistemin e prokurorisë; dhe ngritjen në detyrë të prokurorëve sipas rezultateve të tyre në punë duke hedhur në këtë mënyrë themelet e një sistemi ku sundon merita profesionale dhe integriteti”, shtoi Ibrahimi.

“Aktet sipërpërmendura janë tashmë të hartuara dhe në fazën e konsultimit. Në këtë kontekst KLP do të nisë gjithashtu punën për hartimin e akteve të tjera nënligjore që zbatojnë plotësisht legjislacionin në fuqi, që rregullon statusin e prokurorëve, të tilla si rregullorja për komandimet, rregullorja për transferimet etj”, tha ai.

Sa i takon objektivave në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm në funksionimin e KLP, Ibrahimi nënvizoi se, “gjatë vitit 2020 do të finalizohet dhe miratohet edhe rregullorja e rëndësishme e organizimit të brendshëm të Këshillit e cila do të detajojë procesin vendimmarrës brenda Këshillit, por edhe linjat e komunikimit dhe të veprimit administrativ në funksion të realizimit të detyrave dhe objektivave”.

Një prioritet tjetër, theksoi ai, “është vijimi i procedurave për përzgjedhjen e prokurorëve të tjerë të Prokurorisë së Posaçme (për të përmbushur numrin prej 15 prokurorësh të miratuar me vendim të KLP). Deri në fund të vitit 2019, KLP arriti të emëronte përfundimisht në SPAK 9 nga 15 prokurorët e përzgjedhur (për shkak të vonesave në procesin e vettingut). Brenda 6 mujorit të parë të vitit 2020 KLP do të emërojë edhe 3 prokurorë të tjerë në SPAK. Në pjesën tjetër të vitit, duke shpresuar përfundimin e procesit të vetting-ut për kandidatët, KLP do të plotësoje edhe 3 vakancat e mbetura”.

“Gjithashtu, në kuadër të përmirësimeve legjislative, KLP ka marrë pjesë në Grupin e Punës, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut pranë Kuvendit të RSH, për ndryshimet e disa dispozitave të ligjit për statusin. Duke pasur parasysh vështirësitë dhe problematikat e hasura gjatë veprimtarisë ditore të KLP, një objektiv për vitin 2020 do të ishte rishikimi dhe propozimi i disa ndryshimeve të tjera në ligjin për statusin, ashtu sikurse në ligjin për qeverisjen”, tha Ibrahimi.

Së fundi, theksoi ai, “një objektiv i rëndësishëm për vitin 2020 është përmirësimi i kushteve infrastrukturore. Së pari, brenda 6-mujorit të parë, pritet fillimi i veprimtarisë pranë godinës së “Polit të Drejtësisë”. Së dyti, në kuadër të transparencës dhe gjithashtu në përmbushje të detyrimeve ligjore, KLP ka parashikuar një fond të posaçëm për pajisjen e sallës ku do të zhvillohen seancat plenare, me kushtet e përshtatshme për kryerjen e regjistrimeve audio, ashtu sikurse të pajisjeve të tjera elektronike të nevojshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy