“Në gjurmët e etikës globale” është libri më i fundit i gjeneralit Sulejman Abazi. Në studion e MCN Informacion, ai tha se tryeza e vendimmarrjes botërore është zgjeruar, ndërkohë nga ana tjetër roli i etikës globale ka pësuar tronditje.
Nëse globalizmi të fut dorën në xhep, etika globale është pasaporta e globalizmit. Sot në botë lulëzojnë shumë doktrina dhe që të kthehen në teori, do të mbeten të tilla dhe ashtu siç vijnë edhe do të ikin. Në përgjithësi është krijuar një vijë ndarje mes Lindjes dhe Perëndimit. Këtë e kemi parë edhe në organizim. Nga njëra anë kemi vendet e BRICS, shtete të fuqishme me një PBB të madhe totale.
Kjo vijë ndarje, duam apo nuk duam, për shkak të terrorit bërthamor, për shkak të kërkesave të reja, përplasja është e madhe dhe jemi në prag të një Lufte të re të Ftohtë.
Të krijohet një balancë tjetër, pesha e dollarit të bjerë. Zonat e influencës të kufizohen. Në këtë aspekt, e gjithë ajo që përflitet për rendin e ri botëror.
Në vendimmarrjen botërore është zgjeruar hapësira, ka më shumë karrige dhe disa vende presin të marrin rolin e tyre.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare shohim që ka një ndryshim thelbësor. Në të gjitha vendimet që janë marrë, në fund të fundit, diplomacia i është nënshtruar fuqisë ushtarake. Roli i etikës globale ka pësuar një tronditje. Një pikiatë. Askush nuk flet më për marrëdhënie ndërkombëtare etike, që të respektohen racat, kombet. Ky zhvillim, hop cilësor, po sjell një teknologji të re që po e orienton ekonominë drejt asaj ushtarake.
Fuqia ushtarake po dikton diplomacinë. Nëse vazhdohet kështu, të mos flasim më për etikën globale.



