Lala: AKSHI një nga dosjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK në 2025

Lala: AKSHI një nga dosjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK në 2025

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se dosja e AKSHI-t është një nga më të rëndësishmet që ka hetuar SPAK në 2025 dhe ajo po hetohet si grup i strukturuar kriminal që arrijnë deri në rrëmbim personi. 

Ajo theksoi se hetimet janë të pavarura dhe përfshijnë edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërsa mbeten të hapura për zbardhjen e plotë të çështjes.

“AKSH-i, ka qenë një nga dosjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK, ajo është nën hetim si një grup i strukturuar kriminal që dyshohet se ka shkuar deri në rrëmbimin e një biznesmeni. Po ashtu, ka hetime edhe ndaj zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe për zhdukjen misterioze të Daniel Shimës.

Prokuroria e Posaçme është e pavarur nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe ka identifikuar elementë që ngrenë dyshime për një rrëmbim të mundshëm. Hetimi mbetet i hapur dhe i pavarur.

Unë kam qenë ndër gazetarët që e kam mbështetur SPAK-un, veçanërisht në rastet kur politika e vjetër është bashkuar për të fyer dhe intimiduar prokurorë e gjyqtarë. Megjithatë, ekzistojnë edhe bilance që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, siç janë konçesioni i sterilizimit dhe inceneratori i Tiranës, ku nuk ka pasur asnjë investim real.

Prokuroria e Posaçme ka një minus të madh në këtë drejtim, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë kohë ta rikuperojë këtë mangësi.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy