OKB: 2023 ishte viti më i nxehtë në botë

OKB: 2023 ishte viti më i nxehtë në botë

2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), vit që theu një sërë rekordesh klimatike, për tregues si nivelet e gazit serrë, nxehtësia dhe acidifikimi i oqeaneve, rritja e nivelit të deteve, mbulesa akulli e Detit Jugor dhe tërheqja e akullnajave.

Këto janë rezultatet e raportit vjetor për “Gjendjen e Klimës Globale” të prezantuar të martën nga agjencia e Kombeve të Bashkuara.

Temperatura mesatare globale në vitin 2023 ishte 1.45 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, thanë studiuesit, pak nën pragun kryesor prej 1.5 gradë Celsius, gjë që do t’i bëjë ndikimet klimatike edhe më të dëmshme.

“Popullsia civile po vuan, gjithnjë e më shumë në kaos për shkak të temperaturave të pakontrollueshme, të cilat në të njëjtën kohë po shkaktojnë humbje miliarda dollarësh. Komuniteti i WMO po i jep alarmin e kuq botës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Planeti është në buzë të humnerës. Toka po thërret për ndihmë. Ndotja nga lëndët djegëse fosile po krijon kaos klimatik jashtë shkallës dhe duke paralajmëruar se ndryshime janë duke u përshpejtuar.

Sa i përket akullnajave, ato kanë pësuar humbjen më të madhe të akullit që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1950, të shkaktuar nga shkrirja ekstreme si në Amerikën e Veriut perëndimore ashtu edhe në Evropë.

Në Zvicër, ku është bazuar WMO, akullnajat alpine, kanë humbur 10% të vëllimit të tyre të mbetur vetëm në dy vitet e fundit.

Shtrirja e akullit të detit Antarktik është gjithashtu deri më e ulëta e regjistruar ndonjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy