SHBA: Gjykata e Lartë vendos kundër emigrantëve që janë futur në vend ilegalisht

SHBA: Gjykata e Lartë vendos kundër emigrantëve që janë futur në vend ilegalisht

Një vendim unanim nga Gjykata e Lartë, vendosi të martën, që mijëra njerëz, të cilët jetojnë në SHBA për arsye humanitare nuk kanë të drejtë të aplikojnë për tu bërë rezident të përhershëm. 

Gjykatësja Elena Kagan, anëtare e Gjykatës së Lartë, bëri të ditur se ligji federal i emigracionit nuk lejon, që njerëzit të cilët janë futur në mënyrë ilegale, të aplikojnë për Green Card (Kartën e Gjerlbërt), pavarësisht se ata zotërojnë Statusin e Përkohshëm të Mbrojtjes. 

Statusi i Përkshëm i Mbrojtjes u jepet personave, që kanë ardhur nga shtete të rrënuara nga luftrat ose nga fatkeqësi natyrore. Ky status i mbron ata nga deportimi dhe u lejon të punojnë në mënyrë të ligjshme. Në SHBA ka 400 mijë persona nga 12 vende të ndryshme, që e kanë këtë status. 

Vendimi i së hënës nuk prek ata shtetas, që janë futur në vend në mënyrë të ligjshme dhe më pas i është dhënë mbrojtja humanitare, por që u ka kaluar afati i vizës. Këtyre të fundit u lejohet të aplikojnë për Green Card (Kartë Jeshile)./AP/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy